U hodh nga Sanatoriumi, familja do bëjë gjestin prekës për Xhinon

U hodh nga Sanatoriumi, familja do bëjë gjestin prekës për Xhinon

11:27, 04/03/2021
A+ Aa A-

Xhino Koça, djali me portretin e qeshur nga qyteti bregdetar i Durrësit, nuk jeton më. Sot ai do të festonte 30-vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë, familja e tij ka vendosur ta kujtojë në një mënyrë të veçantë.

Nëna e tij, stilistja e njohur, Lira Koça ka bërë një postim në Instastory, ku ndër të tjera shkruan: “Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë. 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit, duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon”.

I shtruar në spital i infektuar nga COVID-19, Xhino vendosi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i Sanatoriumit.

Arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi 29-vjeçarin mbeten mister, për shkak se edhe vetë spitali “Shefqet Ndroqi” u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco