Korçë, shira me rrebesh dhe dëborë, nevojiten zinxhirë për makinat

Korçë, shira me rrebesh dhe dëborë, nevojiten zinxhirë për makinat

08:23, 25/01/2021
A+ Aa A-

Në qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të lartë dhe dëborë në zonat mbi 1200 m të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Punonjësit e bashkisë po punojnë për pastrimin e dëbors dhe kriposjen.

Kalimi i mjeteve nga km 6 deri tek i 12-i rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla, në orët e paradites.

Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike është pa probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco