Ndahet nga jeta artisti i njohur, vëllai i këngëtarit Robert Aliaj

Ndahet nga jeta artisti i njohur, vëllai i këngëtarit Robert Aliaj

10:07, 13/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër personazh i njohur i artit, ka humbur sot betejën me Covid-19.

Piktori dhe skenografi i njohur Rexhep Aliaj, vëllai i këngëtarit dhe producentit Robert Aliaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lajmin e trishtë e ndau me publikun vetë Roberti, i cili shkroi në rrjetin e tij social Facebook:

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco