Aksident në Fier, 19 vjeçari me makinë përplas këmbësorin

Aksident në Fier, 19 vjeçari me makinë përplas këmbësorin

22:05, 20/09/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Një 19 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një këmbësor.

Ky i fundit sipas informacionit paraprak të policisë, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.  

Fier                                                                

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Daullas, shtetasi K. E., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka aksidentuar shtetasin T. Gj., 46 vjeç, banues në Daullas, Fier, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

46-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco