Dhëndri i Qazim Sejdinit: Nuk mbaj mend pse e vrava, ishim miq

Dhëndri i Qazim Sejdinit: Nuk mbaj mend pse e vrava, ishim miq

13:17, 31/07/2020
A+ Aa A-

Është zbardhur dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.

Sanxhaktari, u arrestua një ditë më parë, si njëri prej autorëve të krimit.

Ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.

Në dëshminë e tij, Sanxhaktari ka thënë para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Adrianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

geri03/08/2020 15:22

koketuli nuk mban mend ????????????????

Shto koment

Denonco