Ja cilat janë qytetet me rastet më të shumta me Covid-19

Ja cilat janë qytetet me rastet më të shumta me Covid-19

11:55, 09/07/2020

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 1273.

Më pak se gjysma e tyre janë vetëm në qarkun e Tiranës. Kryeqyteti ka numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus, 509 të tilla.

Kjo e bën qarkun më të madh në Shqipëri, një ndër më të rrezikshmin në lidhje me infektimet me koronavirus.

Durrësi vjen pas Tiranës me 215 raste aktive. Qyteti bregdetar ndiqet nga Shkodra me 173 raste.

Numër të lartë rastesh aktive me koronavirus ka edhe qarku i Vlorës, 116 të tilla.

Lezha ka 64 raste, Fieri 41 Elbasani 33, ndërsa Korça e Kukësi nga 32 raste aktive.

Berati është gjithashtu në listë me 24 rasteve aktive.

Lista mbyllet nga Gjirokastra e Dibra. Të dyja këto qarqe kanë nga 17 raste.

Fatkeqësisht 83 persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes.

Edhe këtu, qarku i Tiranës renditet i pari me 46 humbje jete dhe Durrësi e ndjek me 13 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco