MSH: Konfirmohen 23 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit

MSH: Konfirmohen 23 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit

11:00, 29/05/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 23 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH, rastet e reja janë në disa bashki të vendit, si në Tiranë, Mat, Lushnje e Durrës, duke zgjeruar kështu hartën e infektimeve.

DEKLARATA E PLOTE

Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi. 

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit. 
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale-15595
Testime molekulare-14269
Testime serologjike-1326
Raste pozitive-1099
Raste të shëruara-851
Raste aktive-215
Humbje jete-33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-121
Durrës-42
Krujë-17
Shkodër-11
Kamëz-9
Mat-6
Lushnje-4
Berat-2
Fier-2
Korçë-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco