Një vit më parë vranë djalin në Maqellarë, sot eksploziv të atit në shtëpi Elsi Kosiqi, vrarë në 2018

Një vit më parë vranë djalin në Maqellarë, sot eksploziv të atit në shtëpi

14:26, 08/11/2019
A+ Aa A-

Shtëpia e Gazmir Kosiqit në Maqellarë të Bulqizës është bërë sërish objektiv i një atentati me eksploziv mëngjesin e sotëm. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia e Bulqizës dhe e Dibrës nuk kanë dhënë informacion per ngjarjen, duke e mbajtur te fshehur.

Gazmir Kosiqit në mars të 2018-ës i kanë ekzekutuar djalin 32 vjeçar, Elsi Kosiqin, biznesmen, në oborrin e shtëpisë së tij. Vrasjen e Elsi Kosiqit, Policia e klasifikoi si vrasje per larje hesapesh.

Për krimin e ndodhur u vu në pranga Mahmut Gega, banor i Shupenzës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, vrasja ndodhi për për motive të dobëta.

"Në vijim të informacionit paraprak, ku është  vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqellarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç: pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasi: M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes", njoftoi Policia.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco