Gazeta greke zbulon foton dhe skenarin si u kap gomonia e dytë e linjës Shqipëri-Turqi

Gazeta greke zbulon foton dhe skenarin si u kap gomonia e dytë e linjës Shqipëri-Turqi

19:05, 30/09/2019
A+ Aa A-

Gazeta greke “Protothema” zbulon detaje të reja nga gomonia e dytë, e kapur dje nga forcat greke, e cila i përket linjës së trafikut të drogës Shqipëri-Turqi.

Sipas medias prestigjoze në vendin fqinj, ditën e dielë, peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë, me 350 kuaj/fuqi secili dhe pranë saj notonte një person, i cili po tentonte të dilte në breg.

Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, i cili rezultoi shtetas shqiptar.

Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka folur, ndërsa sipas hetuesve, gomonia është e të njëjtit grup, i cili u ndalua para pak ditësh në tentativë për tu futur në ujërat turke.

Nga hetimi është arritur në përfundimin se, droga ishte fshehur diku në Sporadhes.

Sot në mëngjes nisën kërkimet në shpellat e zonës dhe u arrit të zbulohej lënda narkotike, e fshehur në ishullin e vogël të Piperit, ndërsa u sekuestrua një ton kanabis.

Ajo që po hetohet, është fakti nese kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi dhe se si trafikantët arritën ta fshihnin në zonë. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco