VIDEO/ Asnjë ditë burg për të zgjedhurit e Ramës që fshehën dënimet

VIDEO/ Asnjë ditë burg për të zgjedhurit e Ramës që fshehën dënimet

21:48, 18/09/2019

‘Vetëdeklarimi i rremë’ është sanksionuar në ligj si vepër penale e cila dënohet me burg, por deri më tani, asnjë prej pushtetarëve që janë subjekte të këtij ligji dhe që e kanë shkeluar atë, akoma nuk janë përballur me të.

Ja disa prej tyre që i ka kapur rrjeta e dekriminalizimit, por që s'kanë bërë asnjë ditë burg.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është pushtetari më i lartë i dënuar nga Gjykata për shkak të dekriminalizimit.

Në korrik të vitit 2018 Gjykata e Tiranës dha për të 7 muaj e 15 ditë burg, dënim që u konvertua në 60 orë punë të papaguar në interes të publikut.

“Ai nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet e drejtësisë italiane për veprën penale të “përdhunimit” të kryer në Campobasso-Itali. Nuk ka deklaruar se është dënuar nga shteti italian. Gjithashtu i pandehuri Elvis Rroshi nuk ka deklaruar edhe emrat e tjerë të përdorur nga ana e tij”.

Fshehja e të dhënave, e pretenduar nga prokuroria, nuk u provua në gjykatë për ish-deputetin Shkëlqim Selami, i cili fitoi pafajësi.

Selami kishte pranuar në formular të kishte qenë hetuar dhe ndaluar nga drejtësia italiane, por ishte përgjigjur me “JO” pyetjes nëse kishte pasur masë shtrënguese ndaj tij.

“Gjykata krijon bindjen se përsa kohë i pandehuri ka dhënë një indikacion të tillë të saktë në aktin, formularin e vetëdeklarimit, mungon qëllim i tij për të fshehur masën e sigurimit të caktuar nga autoriteti i huaj gjyqësor.”

Ndërsa për ish-deputetin Gledjon Rahovica ishte vetë prokuroria që kërkoi pushimin e hetimit të nisur për “falsifikim të formularëve”.

Në vendimin e miratimit të pushimit, gjykata konstatonte se emri i tij ishte raportuar për një vjedhje në Itali, por sipas gjykatës, termi “raportim policor” nuk përbënte ndalim ose arrestim. 

Rrjeta e dekriminalizimit kapi edhe ish-gjyqtarin e Lartë, Admir Thanza, mëkati i të cilit u zbulua gjatë procesit të vettingut.

Thanza nuk kishte deklaruar në formular një dënim në Itali. Ai u dënua me 9 muaj burg, por përfundimisht u la në liri me kusht për 18 muaj. /A2cnn

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ktvut19/09/2019 08:55

po keta i kane te gjithe duart akullore, si guxoni

Daj Jaku18/09/2019 23:13

Skandali më i madh me korrupsion ndërkombëtar të gjykatës greke është gjykimi brënda ditës i Kajmak Akullores pas mbi 15 vjet në kërkim, Sa milionë euro u dhanë rrushfet nga E Drama (taksat tona) për pafajsinë brenda ditës, kur u hodh shorti, kur u zhvilluan seancat përgatitore, kush ishin avokatët dhe prokurorët...??? Avokat ishte Gramoze Ruçi veshur si grua plakë (o Zot sa i shëmtuar që është edhe si burrë plak). Opozita duhet ta ulërasë në BE këtë rast skandaloz për të cilin duhet përjashtuar Greqia nga BE.

Shto koment

Denonco