Përgjimet/ Biseda mes kreut të grupit dhe trafikantit të drogës: Emo qykapiku babit

Përgjimet/ Biseda mes kreut të grupit dhe trafikantit të drogës: Emo qykapiku babit

19:01, 14/09/2019
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera biseda të zhvilluara mes anëtarëve të 4 grupeve kriminale që ushtronin veprimtarinë e trafikut të narkotikëve dhe të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës.

Në një tjetër komunikim telefonik, dëgjohen një prej të arrestuarëve, Olger Bamllari, që konsiderohet si ‘koka’ e grupit, me Erion Demollin, njërin prej trafikantëve. Nga biseda e tyre kuptohet se ndodhen përkatësisht në Përmet dhe Gjirokastër për të kërkuar dhe për të siguruar më pas lëndë narkotike.

Biseda mes tyre:

Demolli: Emo vëlla

Bamllari: Emo qykapiku babit

Demolli: Po ku hyn ti, s’hyn drita o burri i dheut

Bamllari: Nuk të mora vesh

Demolli: Ku hy unë s’hy drita o burri i dheut, po them

Bamllari: Emo. Po lëre mo, ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu

Demolli: Ku vete unë?!

Bamllari: Të thashë unë që në fillim ore s’ashtu?!

Demolli: Më the.

Bamllari: Po hë bre vari… ka… gabimi qe i imi. Çar po bën ti

Demolli: Hë? Ja po ha dhe një çikë bukë

Bamllari: Në Përmet?! Mirë o

Demolli: Çar të bëj. Një supkë

Bamllari: Hiç unë në Fier do të jem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco