Aksidenti i autobusit me nxënës, Policia jep detaje

Aksidenti i autobusit me nxënës, Policia jep detaje

21:48, 17/11/2018
A+ Aa A-

Policia Vendore e Elbasanit ka dhënë detajet e para për aksidentin e mbrëmjes së sotme në aksin Librazhd – Elbasan.

Sipas Policisë, mësohet se rreth orës  20:30, në aksin rrugorë Elbasan – Librazhd,  në fshatin Mirakë, është  përplasur autobusi me targa AA121 CS me drejtues shtetasin Gj. S.,  48 vjeç, banues në  Durrës, me mjetin tip “Honda”, me targa AA352 CK.

Si pasojë e aksidentit pasagjeri i mjetit “Honda” shtetasi E. P,m është  aksidentuar, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi G. P., 25 vjeç,  banues në Librazhd, rrugës për në Spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën, njoftoi Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë  17. 11. 2018, rreth orës  20:30, në aksin rrugorë Elbasan-  Librazhd ,  në fshatin Mirakë, është  përplasur  autobusi me targa AA 121 CS me drejtues shtetasin Gj. S.,  48 vjeç, banues në  Durrës, me mjetin tip "Honda" , me targa AA352 CK me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit “Honda” shtetasi G. P., 25 vjeç,  banues në Librazhd ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa   pasagjeri i mjetit “Honda” shtetasi E. P,m është  transportuar për në spital për ndihmë mjekësore

Nga përplasja  nga pasagjerët e  autobusit nuk është lënduar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut  të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco