VIDEO/ Zyrtare nga Policia: Vritet biznesmeni në Shkodër, një i plagosur

VIDEO/ Zyrtare nga Policia: Vritet biznesmeni në Shkodër, një i plagosur

12:28, 14/11/2018
A+ Aa A-

Qyteti i Shkodrës është tronditur mesditën e sotme nga një krim i rëdnë. Dy persona janë qelluar  me armë zjarri në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar me breshëri plumbash. Policia ka rrethuar zonën dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të zbardhur krimin e rëndë.

I vrare ka mbetur biznesmeni Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj eshte plagosur.

Dyshohet se personi vrare është i afërm i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër.

Dyshohet se autorët janë larguar nga vendngjarja në drejtim të zonës së Livadheve, ku është gjetur e djegur dhe një motoçikletë. Mendohet se është përdorur nga autorët 

Në policia janë shoqëruar disa tregtarë që kanë qenë aty për të ndihmuar në zbardhejn e këtij krimi. 

Ja njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur 'Merkata Rus', dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen 'Guerrile".

Po punohet intensivisht  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia  e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco