FOTO/ Kapet vrasësi i Anxhela Meçanit, është një ...

FOTO/ Kapet vrasësi i Anxhela Meçanit, është një ...

08:25, 16/06/2018
A+ Aa A-

Zhvillime të reja të rëndësishme në hetimin e vrasjes së Anxhela Meçanit, vajzës së re 20 vjeçe nga Shqipëria që humbi jetën 1 javë më parë.

E reja kishte disa muaj që kishte mbërritur në Torino, ku sipas policisë ushtronte profesionin e prostitutës.

Siç shkruajnë mediat italiane, mbrëmjen e djeshme policia ka ndaluar një person si të dyshuar për krimin.

Ai është njeriu i fundit që ka takuar Anxhela-n. Bëhet fjalë për një klient nga Kuneo, shkruan SYRI.net.

Policia po e heton ngjarjen si një vrasje. Pas ndalimit të burrit nga Kuneo, rreth 40 vjeç, policia italiane ka sekuestruar edhe makinën re tij.

Zbulimi i tij është bërë pas pamjeve të kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia dhe të hetuara me kujdes, bën të ditur SYRI.net.

Fillimisht shqiptarja Anxhela Meçani dhe klienti i fundit i saj janë parë në një park dhe më pas kanë hipur në makinë.

Këto janë momentet e fundit kur Anxhela është parë në qytet, për tu gjetur më pas e hedhur në rrugë.

Ende nuk dihen shkaqet e hedhjes së vajzës së re në rrugë.

Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco