Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

VIDEO/ Lirohen 7 kuksianë të arrestuar për protestën, 4 në burg. Emrat

VIDEO/ Lirohen 7 kuksianë të arrestuar për protestën, 4 në burg. Emrat

14:58, 20/04/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Shkodrës liroi 7 nga 11 kuksianët, të cilët u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit.

Gjykata la në burg Elton Cengun, Florin Onuzin, Xhevahir Gashin dhe Vasil Laçin.

Ndërsa për Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Shkëlqim Vata, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziri dhe Edmond Matmuja, u dha masa e detyrimit te paraqitjes.

Në seancën e ditës së sotme të zhvilluar në Shkodër ishin të pranishëm edhe deputetë të opozitës si dhe familjarë të të arrestuarve.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës qëndruan protestues të ndryshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/04/2018 15:23

Ki kujdes o EDram nga Vasi Laçi, ka qëlluar mbi një "Perandor", hero për së dyti.

Shto koment

Denonco