Hetimet: Grindja që shkaktoi aksidentin me dy viktima te Mali i Robit Viktimat e aksidentit Xhemal dhe Edlira Pisku

Hetimet: Grindja që shkaktoi aksidentin me dy viktima te Mali i Robit

22:42, 27/02/2018
A+ Aa A-

Humbja e kontrollit e makinës tip “Toyota Corolla” që drejtohej nga Halit Koka e që më pas aksidenti për vdekje dy persona tek Mali i Robit mëngjesin e 24 Shkurtit, dyshohet se ka ardhur nga një grindje me pasagjeren brenda mjetit.  

Duke iu referuar hetimeve, burime thanë se dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit ka qenë fakti se çifti që ndodhej në makinën që shkaktoi aksidentin ka pasur një grindje, ndërkohë që mjeti ishte në lëvizje, çka ka sjellë shpërqendrimin e shoferit.

Për këtë aksident, u arrestuan dy personat qe ndodheshin në makinë, drejtuesi i mjetit Halit Koka, 40 vjeç dhe pasagjerja Ilda Parroj, 30 vjeçe.

Nga aksidenti mbetën të vdekur Xhemal Pisku 69 vjeç dhe nusja e djalit të 69-vjeçarit, Edlira Pisku 34 vjeçe, ndërsa u plagos djali 8-vjeçar i Edlirës.

*Aksidenti në Golem me dy të vdekur, ja çfarë thotë shoferi që drejtonte makinën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco