Dekonspirimi i operacionit/ Xhafaj: SHÇBA nuk ka qenë në dijeni deri në 22 nëntor…

Dekonspirimi i operacionit/ Xhafaj: SHÇBA nuk ka qenë në dijeni deri në 22 nëntor…

12:39, 25/11/2017
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi sot se 3 funksionarët e policisë, për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër ndalimet, nuk kanë qenë nën vëzhgimin e policisë. Xhafaj theksoi se deri më datën 22 nëntor, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk ka qenë në dijeni të veprimeve apo vendimit të prokurorisë. “Unë mund t’ju them se deri në datën 22 nëntor, SHÇBA nuk ka qenë në dijeni të çështjes. Policia nuk i ka pasur nën vëzhgim 3 ish-zyrtarët e policisë, se me kë i ka mbajtur nën vëzhgim policia ata, duhet të pyesni prokurorinë”, tha Xhafaj.

I pyetur në lidhje me dekonspirimin e operacionit, ministry i Brendshëm deklaroi se nëse do të kishte emra konkretë nga rradhët e policisë atëherë do të bënte atë që duhej bërë.

Xhafaj tha se arrestimi i personave të shpallur në kërkim është detyrë e përditshme e policisë, ndërsa theksoi se operacioni për ndalimin e 3 ish-zyrtarëve të policisë nuk ishte në kuadër të “Forcës së Ligjit”.

“Operacioni Forca e Ligjit është kundër grupeve të strukturuara kriminale dhe unë nuk e di që këto 3 ish-zyrtarë policie të bëjnë pjesë apo të jenë grup criminal. Kurt a thotë prokuroria atëherë po. Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturuara kriminale, referuar kodit penal, ndaj kini durim për atë që do të ndodhë, pasi operacioni kundër tyre sapo ka filluar”, tha Xhafaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

asqeri25/11/2017 15:39

pse prokuroria nuk jep nje fabul apo nje prove ? kujt i sherben arrestimi ketyre oficereve ? Habilajve ju kap ngarkesa e pare ne tetor 2013 gati 1 ton e gjys!!! ku e gjeten ?? kush drejtor policie i ndihmoi? Kjo eshte gjueti shtrigash e paster dhe e qarte. Turp kryeministri qe hesht ministri brendeshem qe nuk kerkon llogari pse arrestohen vartesit e tij??!! ca provash ka dhe cfare esht ky proces i stisur. Boll mbollet peme se po ju a pret plepat Saliu o te mjere .

Ilir25/11/2017 13:36

Opa... dekospiracion brenda radheve te prokurorise nga dhalla

Festim gjata25/11/2017 13:26

Po ca pune do bej prokuroria aman kur fle gjum ai qe kan per kryeprokuror

Tela Gjiko25/11/2017 13:20

Njesoj si rasti i pare qe dekobspirojaksionin edhe tani prokuroria e kalbur po ben te njejten gj.

Bela hasa25/11/2017 13:16

Ja pse duhet te zhduken kta lloj prokuroresh qe nuk bejn detyren.

armit avduaj25/11/2017 13:15

Kjo jan ato rastet kur del ne pah kalbja e sistemit gjyqesor

Dorian Dori25/11/2017 13:04

Prokuroria vetem per te ngatarruar pune, ne vend qe te bashkunoj dhe te tregohet transparente ben qe puna te bllokohet.

Xhevat Halimi25/11/2017 12:59

vullneti i institucioneve nuk mungon aspak. Operacioni forca e ligjit i ka dhen efektet e para dhe besoj shume shpejt do te ket operacione te tjera te suksesshme

Artan duka25/11/2017 12:58

cdo person qe shkel ligjin do te ndeshkohet. Kjo eshte detyra e policise dhe deri me tani eshte bere mjafte mire me operacionet

Ben vreko25/11/2017 12:57

Prisni nuk behen operacionet per 3 dit dreqi e mori. Cdo gje do kohen e vet

Petrit Tonini25/11/2017 12:55

prokuroria te bej detyren, mos te kerkoj qiqra ne hell nga policia brenda nates. Secili operacion do kohen e tij

Behar Zavalani25/11/2017 12:54

Besoj shume shpjet cdo grup kriminal do te zhduket nga terrotori i shqiperise dhe do te shkoj aty ku e meriton. Eshte vetem ceshtje kohe dhe asgje tjeter.

Shto koment

Denonco