Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

 Kërcënohet me armë kryebashkiaku: 300 mijë euro ose të vras

Kërcënohet me armë kryebashkiaku: 300 mijë euro ose të vras

16:03, 31/10/2017
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar me armë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një qytetar për shkak të detyrës.

Denoncimi është bërë  nga vetë kryebashkiaku Tafani.

Ai ka treguar se i janë kërkuar 300 mijë euro ose do ta vrisnin. Sipas Arif Tafanit, kërcënuesi është vëllai i ish-rivalit të tij në këtë garë, Besjon Tafani.

‘Më tha që i prisha lokalin buzë liqenit. Më tha se do ta paguash me kokën tëndë. Më kërkoi 300 mijë euro ose do të më vriste’, ka thënë Tafani për mediat.

Policia mësohet se ka ndaluar Rajan Tafanin, 31 vjeç pas denoncimit të kryebashkiakut Tafani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco