Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

18:35, 11/07/2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht pranë Gjykatës Speciale në Hagë, duke ofruar një garanci financiare prej 50 mijë eurosh.

Në kërkesën e tij, Thaçi ka paraqitur edhe angazhimet që synon të ndërmarrë në rast se gjykata miraton lirimin e tij të përkohshëm.

Do të banonte vetëm me gruan dhe djalin e tij, në periferi të Prishtinës dhe angazhohet që të mos ketë kontakte me asnjë prej të bashkëakuzuarve të tij dhe asnjë person që të ketë lidhje me ndonjë dëshmitar për rastet që janë gjykuar apo do të gjykohen në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës ka deklaruar që gjatë periudhës së lirimit me kusht të respektojë të gjitha kushtet dhe kufizimet që mund t’i vendosen nga gjykata.

Kërkesa për lirim vjen ndërsa Thaçi vijon të qëndrojë në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për krime të pretenduara gjatë luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse plotësohen kushtet ligjore për lirimin e tij të përkohshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco