Me vota unanime Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura, më 7 qershor.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se pas përfundimit të procedurave ankimore janë krijuar rrethanat për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Por, para se t’i lexonte rezultatet përfundimtare, ai lexoi raportin e rinumërimit të votave që është përgatitur nga sekretariati, e ku tha se rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk ka nxjerrë ndonjë gjetje që do të arsyetonte nevojën për rinumërime të tjera.
“Dallimet e evidentuara kanë qenë minimale dhe kryesisht lidhen me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme, si dhe me gabimin njerëzor gjatë numërimit fillestar. Për rrjedhojë, nuk është konstatuar ndonjë bazë që do të kërkonte zgjerimin e procesit të rinumërimit në vendvotimet e tjera”, tha Radoniqi.
Ai më pas ka paraqitur rezultatet përfundimtare të subjekeve politike dhe kandidatët të cilët kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% të votave ka fituar 53 ulëse me kandidatët si në vijim: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schwarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Ilir Kërçeli, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Baloku, Armend Muja, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Fitore Pacolli Dalipi, Blerim Gashi, Artane Rizvanolli Berisha, Ardiana Matoshi, Agim Bahtiri, Arieta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Sali Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sulejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.
Partia Demokratike e Kosovës me 19.24% të votave ka fituar 22 ulëse me kandidatët: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arjan Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha, Arjana Musliu Shoshi.
Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69 % të votave ka fituar 18 ulëse me kandidatët: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Çuni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadërgjonaj dhe Paris Guri.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74% të votave ka fituar 7 ulëse me kandidatët: Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Teuta Haxhiu.
Srpska Lista me 5.20% të votave ka fituar 9 ulëse me kandidatët: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.
Kosova Demokratik Türk Partisi me 0.70% të votave ka fituar 2 ulëse me kandidatët Fikrim Damka dhe Fatma Taçi.
Partia Za Slobodu, Pravdu i Opstanak me 0.67% të votave ka fituar 1 ulëse me kandidatin Nenad Rašić. Koalicija Vakat me 0.48%, 1 ulëse me kandidatin Rasim Demiri. Inicijativa e Re Demokratike e Kosovës me 0.43%, 1 ulëse me kandidatin Elbert Krasniqi. Nova Demokratska Stranka me 0.33%, 1 ulëse me kandidaten Emilija Redžepi. Social Demokratska Unija me 0.33%, 1 ulëse me kandidaten Duda Balje. PSA me 0.32%, 1 ulëse me kandidatin Artan Asllani. Partia Liberale Egjiptiane me 0.27%, 1 ulëse me kandidatin Veton Berisha. Jedinstvena Goranska Partija me 0.20%, 1 ulëse me kandidatin Adem Hodža, dhe Partia Rome e Bashkuar me 0.11%, 1 ulëse me kandidatin Albert Kinolli.
Radoniqi ka thënë se palët kanë të drejtë ankese në PZAP në afat prej 48 orësh ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Në rast se nuk do të ketë ankesa, atëherë KQZ do të vazhdojë procesin me certifikimin e rezultateve, e cila i hap rrugë pastaj formimit të institucioneve të reja./ RTK.
© SYRI.net