Zjarr i madh përfshin një ndërtesë banimi në Prishtinë

Zjarr i madh përfshin një ndërtesë banimi në Prishtinë

08:30, 27/06/2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga RTKlive, flakët shihen duke dalë përmes kulmit të objektit, ndërsa re të dendura tymi të zi kanë mbuluar zonën dhe janë vërejtur nga pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore. Për arsye sigurie, policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.

RTKlive ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të marrë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco