Gërvalla: Kosova hap ‘shtëpinë e përhershme’ diplomatike në Londër

Gërvalla: Kosova hap ‘shtëpinë e përhershme’ diplomatike në Londër

11:44, 13/06/2026

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e një objekti të përhershëm shtetëror të Republikës së Kosovës në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në Facebook, Gërvalla thotë se Kosova tashmë ka një “shtëpi të përhershme” në një nga kryeqytetet më të rëndësishme botërore, ku flamuri i shtetit do të valojë në mënyrë të përhershme mbi këtë objekt diplomatik.

Ajo theksoi se ky është një moment me peshë të veçantë për diplomacinë kosovare dhe dëshmi e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Gërvalla vlerësoi se kjo arritje simbolizon stabilitetin e shtetit dhe partneritetin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar, si dhe do të shërbejë për forcimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës në Britani.

Në fund, ajo falënderoi të gjithë kontribuuesit që kanë punuar në realizimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një tjetër adresë të përhershme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco