'Vuçiç pjesë e 'Sarajevo Safari' - Gazetari Sadiku: Faktet janë të pamohueshme

10:21, 24/03/2026

Gazetari nga Kosova Kron Sadiku thotë se ka prova për implikimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në skandalin e ‘Sarajevo Safari’ ku paguheshin për të vrarë njerëz.  Në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari tha se Vuçiç ka shërbyer në pozicionet serbe të vendosura në varrezat e hebrenjve në Sarajevë, një pikë strategjike nga ku u qëlluan qindra civilë. Komandanti i tij në atë kohë ishte Slavko Aleksiç, i cili vdiq në rrethana të dyshimta dhjetorin e kaluar, pikërisht kur çështja e "Sarajevo Safari" u bë publike.

"Ndryshe nga pretendimet e vetë Vuçiçit se ai thjesht po mbante një kamera, pamjet filmike nga ajo kohë tregojnë se ai ishte i armatosur. Fakti më i rëndë i zbuluar është ekzistenca e një procesverbali për shpërndarjen e armatimeve, ku figuron emri dhe nënshkrimi i Vuçiçit për marrjen në dorëzim të një pushke gjysmautomatike "Zastava".

Aleksandër Vuçiç ka shërbyer tek, tek varrezat e Jahudive. Ndërsa komandanti i tij dhe i disa zona përreth aty ishte Slavko Aleksiç. Është shumë interesant fakti se në dhjetor të vitit të kaluar, kur u bë kjo e madhe çështja e Sarajevës Safarit, ky person vdiç në rrethana të dyshimta.

E dyta, Aleksandër Vuçiç tha se unë kam qenë duke i mbajtur këmbët e një kamere, ndërsa xhirimet të cilat dolën nga Sarajevo Safari tregojnë se Aleksandër Vuçiç ishte i armatosur atje. Sepse ai pretendonte se po i ndihmonte si përkthyes, pra edhe kjo ra në ujë.

Dhe pjesa tjetër, u ngrit atje një padi dhe pati një seancë gjyqësore në Itali si pasojë e raportimeve të gazetarit Domagoj Margetić. E gjithashtu edhe një seancë në Bosnjë u mbajt. Pra gjërat po lëvizin në atë drejtim. Po faktet janë se në Sarajevë janë vrarë 1601 fëmijë nga 11.500 persona dhe dihet se një pjesë e tyre janë qëlluar pikërisht nga varrezat e Jahudive. Pjesa nga ku shihej, burimi i vetëm i ujit që mbetej në atë pjesë të qytetit në kohën e viteve 92-96, aq sa edhe zgjati rrethimi.

Pra, ka disa fakte të cilat nëse ndërlidhen janë si copëza të mozaikut, i cili e qet fotografinë e qartë të Vuçiçit si pjesë e Sarajevës Safarit. Por çështja është se pse po shtrohet kjo në këtë moment? A ka të bëjë me luftën, me gjeopolitikën në fakt, me luftën e cila po zhvillohet në Ukrainë, me rrezikun potencial të përhapjes së luftës në Lindjen e Mesme dhe impaktin që kanë këto dy, Irani dhe Rusia dhe Kina në Serbi, këtë nuk e di. Por e di se, kjo që po shohim për momentin është vetëm një, një copë e para e ajsbergut dhe e kemi parasysh se pjesa më e madhe e tij është nën ujë. Pra, mbetet ende për t’u zbuluar por faktet na dërgojnë aty që Vuçiç ka qenë pjesë e Sarajevës Safarit. Një gjë të tillë e ka përmendur edhe Vojsllav Sheshel, krimineli serb në Hagë, i cili kishte thënë se, Vuçiç i është bashkangjitur grupeve paramilitare përpara se të hynte në parti.

Madje ka edhe një procesverbal të shpërndarjes së armatimeve në atë pjesë të qytetit e ndër to është edhe emri i Vuçiç, i cili kishte nënshkruar se ka pranuar një pushkë gjysëmautomatike të tipit Zastava.

Këto janë fakte të pamohueshme, përveç atyre televizive ku shihet se e mban një armë të tillë, të cilat e inkriminojnë direkt Vuçiçin në atë ndërmarrje kriminale, ku thuhet se është paguar nga 45.000 e deri në 70.000 euro për një eliminim. Dhe ç’është më e keqja e krejt kësaj, apo më e tmerrshmja është se eliminimi i fëmijëve kushtonte edhe më shtrenjtë sesa i të rriturve' thotë gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco