Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për fitoren në zgjedhje dhe të gjitha partitë për rezultatet e tyre, duke theksuar nevojën për kompromis dhe formimin e institucioneve stabile.
Në një postim në rrjetet sociale ajo ka deklaruar se duhet të vihet në plan të parë interesi i integrimit evropian të Kosovës dhe ofrimi i rezultateve për qytetarët.
"Urime Albin Kurti për fitoren zgjedhore dhe të gjitha partive për rezultatet e tyre! Është koha për kompromis dhe formimin e institucioneve stabile, vendosjen e interesit të integrimit evropian të Kosovës në plan të parë dhe ofrimin e rezultateve për qytetarët e saj", ka shkruar ajo. / RTK.
© SYRI.net