Spiunuan lëvizjet e KFOR tek Lista Serbe, Gjykata merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe

Spiunuan lëvizjet e KFOR tek Lista Serbe, Gjykata merr vendim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe

13:48, 28/08/2025

Gjykata e Qarkut të Splitit caktoi nga një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës.

E dashura e tij serbe u mbajt në paraburgim për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj, raportoi media kroate “Index”.

Të dy janë intervistuar të mërkurën,(27 gusht)  ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli. Dyshimet janë se piloti kroat ndërsa a ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiç, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco