Skandal në Prizren/ Përdhoset shtatorja e Skënderbeut, ngjyrosen me të verdhë ari përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar

Skandal në Prizren/ Përdhoset shtatorja e Skënderbeut, ngjyrosen me të verdhë ari përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar

07:18, 31/07/2025

Pas sulmit ndaj flamurit kombëtar në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar në Kosovë është shënjestruar nga vandalët.

Në Prizren, shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është vandalizuar, pasi përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë ngjyrosur me ngjyrë ari.

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij akti, duke e cilësuar si “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Mr. Sc. Nue Oroshi, në një postim në Facebook, bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.

“Ky akt është i papranueshëm dhe provokues, duke cenuar jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” u shpreh Oroshi.

Policia Rajonale e Prizrenit njoftoi se po verifikon situatën në terren dhe do të veprojë sipas udhëzimeve të Prokurorisë. Zona ku ndodhet shtatorja është e mbikëqyrur me kamera sigurie, që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco