Zbulohet mesazhi për bombën në Kuvendin e Kosovës: Do të shpërthejë pas 10 minutash...

Zbulohet mesazhi për bombën në Kuvendin e Kosovës: Do të shpërthejë pas 10 minutash...

14:28, 05/07/2025

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka zbuluar detaje të reja rreth përmbajtjes së mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ai nuk zbuloi se kujt i është dërguar, duke thënë se këto informata i ka policia.

Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet e tjera, policia i ka të dhënat, ne nuk i kemi të dhënat. Nuk mund të konfirmoj apo mohoj diçka që nuk e dimë saktë kush është njoftuar.

Loshi tha se mesazhi ishte i shkruar në gjuhën angleze dhe se aty u tha se një bombë është e vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe se ajo do të shpërthejë brenda 10 minutave..

Sipas njoftimit që është dhënë nga policia në sallën plenare kur është kërkuar evakuimi i menjëhershëm, është kërkuar që të bëhet evakuimi për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirr dhe ka thënë se një bombë është vendosur në ndërtesën e Kuvendit dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutave”, tha Loshi.

Gjithashtu, Loshi njoftoi se vazhdimi i seancës së sotme është shtyrë për në orën 20:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco