Përkrahu protestat e studentëve/ Ish-ministrja e Vuçiç sulmon Djokoviç: Ai është nga Kosova, mbështet shtetet që...

Përkrahu protestat e studentëve/ Ish-ministrja e Vuçiç sulmon Djokoviç: Ai është nga Kosova, mbështet shtetet që...

13:57, 05/07/2025

Gjatë një paraqitjeje në televizionin “Pink”, ish-ministrja serbe, Zorana Mihajloviç, ka sulmuar ashpër yllin e tenisit, Novak Djokoviç, për gjestin e tij simbolik në Wimbledon që është interpretuar si mbështetje për protestat studentore kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Djokoviç, i njohur jo vetëm për sukseset e tij sportive por edhe për qëndrimet publike, festoi fitoret e para në turne duke simuluar “pompat”, një gjest që është bërë simbol i protestave që kanë përfshirë Serbinë prej dhjetorit të kaluar. Ky veprim ka ngjallur reagime të forta në kampin pro-qeveritar, duke përfshirë edhe media të afërta me pushtetin që kanë nisur ta sulmojnë sportistin, duke e lidhur madje edhe me Kosovën.

“Pa dyshim që është një sportist fantastik, por edhe tatimpagues i Monacos. Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë. Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur,” deklaroi Mihajloviç.

Ndërkohë, protestat studentore në Serbi vazhdojnë, duke paralizuar jetën në vend me bllokimin e rrugëve dhe hekurudhave. Mbështetja që Gjokoviç i ka dhënë këtyre protestave ka ndarë opinionin publik, ndërsa ish-ministrja zgjodhi ta sulmojë haptazi në një nga mediat më të ndjekura në vend.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco