FOTO/ Kosovë, arrestohet i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

FOTO/ Kosovë, arrestohet i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

16:26, 23/05/2024

Prishtinë -  Policia e Kosovës e ka arrestuar Agron Gashin të dyshuarin kryesor për plagosjen e trefishtë që ndodhi të mërkurën në Pejë.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se pas njё pune intensive operativo-hetimore tё hetueseve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime tё mbёshtetur edhe nga njёsitet tjera tё DRP Pejё, sot me datё 23.05.2024, ёshtё arritur tё lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari Agron Gashi i lindur me 19.11.2002.

“Personi i dyshuar pas intervistimit nga Hetuesit e Sektorit Rajonal, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 48- orё pёr veprën penale “Vrasje e rënd nё tentativё””, thuhet në njoftimin e poilicisë.

Në njoftim thuhet Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, me datë 22.05.2024, rreth orёs 21:25 ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Bekim Berisha ” nё Pejё, ka tё shtëna me armё zjarri dhe dyshohet pёr persona tё plagosur.

“Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs aty ёshtё kuptuar se tre (3) persona janё tё plagosur nga arma e zjarrit. Tё lënduarit janё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr shkak tё natyrës sё lendimeve tё njëjtit janë dërguar nё nё QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Policia thotë se i dyshuari për plagosjen e tre p[personave të enjten mbrëme ka ikur nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, pasi ёshtё bёrё identifikimi i personit tё dyshuar Policia me urdhёr tё Prokurorit ka lёshuar njё  kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt pёr lokalizimin e tij.

Në ndërkohë, njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabël. I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco