Abdixhiku: Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Abdixhiku: Franca të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

22:33, 20/06/2024
 Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja, Abdixhiku dhe Guerot kanë diskutuar rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend.Abdixhiku në këtë takim ka kërkuar nga Franca që të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në proceset që e presin tutje.

“Kryetari Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e pandërprerë që Franca i ka dhënë Kosovës ndër vite, në të gjitha proceset e saj dhe theksoi se Kosova, ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj, në proceset të cilat e presin përpara”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco