Kurti: Bandat fashiste s'mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve të komunave

Kurti: Bandat fashiste s'mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve të komunave

11:05, 19/04/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që pritet të mbahet të dielen e 21 prillit në komunat veriore.

Kurti tha se në zyre nuk mund të hyjnë bandat fashiste.

“Këta kryetarë mund të dalin nga zyrat, por jo me banda krimnale e fashiste që dhunojnë KFOR-in, gazetarët dhe policinë. Me zgjedhje hyhet në zyre. Nuk hyhet në zyre me bomba, granata dhe me armë të tjera që janë sulmuar personeli i sigurisë dhe gazetarët”, tha ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se në rast se 50+1 përqind e qytetarëve do të votojnë pro largimit të kryetarëve, ata nuk do të jenë më.

“Për çështjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në katër komunat veriore të vendit, më 21 prill, pra të dielen e kësaj jave prin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qeveria e Kosovës është në shërbim të tyre. Nga ana jonë është vullneti që të mbahet ky votim dhe në komunat të cilat 50+1 përqind e qytetarëve do të votojnë për t’ua ndërprerë mandatin kryetarëve të komunave ne do të jemi garancion që kjo do të zbatohet në plotni dhe me shpejtësi. Dhe më pas le t’i kemi zgjedhjet ku do t’i ndërrojmë këta kryetarë të komunave”, tha ai.

Kryeministri këto deklarime i bëri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Kjevë-Dollc/ Klankosova.tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco