Përleshje masive mes dy grupesh në Kosovë, sekuestrohen dhe armë

Përleshje masive mes dy grupesh në Kosovë, sekuestrohen dhe armë

10:48, 29/04/2024

Të paktën 6 persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje masive mes dy grupesh të rinjsh që u regjistrua mbrëmjen e së dielës në zonën e Ferizajt në Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Kosovës, të rinjtë kishin pasur konflikte të mëparshme dhe më pas u përplasën me njëri-tjetrin dhe fizikisht.

Arsyet e konfliktit janë ende të paqarta, teksa disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë marrë dhe lëndime të lehta.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje, ku njërit prej te arrestuarve iu sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë dhe disa fishekë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco