Vjosa Osmani bisedon me presidentin gjerman për anëtarësimin në KiE

Vjosa Osmani bisedon me presidentin gjerman për anëtarësimin në KiE

13:23, 15/05/2024

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Temë diskutimi sipas të parës së shtetit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Dje bisedova me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, ku diskutuam anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga mekanizmat e Këshillit”, ka shkruar presidentja Osmani në platformën X.

Tutje Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut, por edhe një fitore për kontinentin evropian dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco