Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen tre persona, një tjetër u godit me thikë

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen tre persona, një tjetër u godit me thikë

17:45, 01/05/2024

Tre persona janë plagosur ditën e sotme pas të shtenave qe janë regjistruar në fshatin Lupç të Podujevës. Mediat në Kosovë bëjne me dije se është plagosur me thikë edhe një person i katërt.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha se ngjarja u regjistrua rreth orës 16:00 ndërsa hetuesit policor po ndërmarrin veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco