Konvertimi targave ilegale serbe në RKS, Policia: Deri më tani 1220 makina të regjistruara

Konvertimi targave ilegale serbe në RKS, Policia: Deri më tani 1220 makina të regjistruara

07:02, 11/11/2023

Prishtinë - Qeveria e Kosovë ka vendosur që ta shtyjë vendimin  për targat me akronimin e qyteteve të Kosovë në targa RKS. Ky vendim është shtyrë deri më 1 dhjetor të këtij viti. Qeveria ka thënë se ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe të shënuar së fundmi për regjistrim të automjeteve me targa RKS.

Lidhur me këtë Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e veriut, tha se është një vendim i Qeverisë që, në fakt, përcakton  njëmujorin, prej 1 deri më 30 nëntor, kur targat mund të konvertohen nga ato ilegale:KM, GL, etj., në RKS.

Ai më tej shtoi se deri më tani ky proces është duke shkuar mirë në të katër komunat e veriut të Kosovës, teksa shtoi se deri më tani janë konvertuar 1220 vetura të regjistruara.

“Puna e targave në vitin e kaluar është përcjellë me probleme, sidoqoftë kemi pranuar me dhjetëra e qindra kërkesa të qytetarëve, të cilët pyesnin policinë për mundësinë e konvertimit të targave në RKS dhe pas këtyre kërkesave të mëdha, ne, si Polici kemi adresuar këtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kjo e fundit në Qeveri, ku edhe është marrë ky vendim”, sqaroi Elshani, në “InfoPlus”, në RTK.

Ndërkaq, për numrin e veturave me targa ilegale, të cilat qarkullojnë në veri të vendit, nuk dihet saktë, ngase, sikundër sqaroi Elshani, nuk kanë të dhëna të sakta, sidoqoftë, theksoi ai, afati i caktuar për konvertimin e targave është më se e mjaftueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco