Akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, arrestohet 1 person në Prishtinë

Akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë, arrestohet 1 person në Prishtinë

17:47, 02/05/2024

Prokuroria ka ndaluar Arijan Sijarinën, i cili ishte shpallur në kërkim, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

I dyshuari është nën masën e ndalimit për 48 orë, përderisa prokuroria po ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, njoftoi zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” e cila ndodhi më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Ditë më parë (më 25.04.2024) për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e parabugrimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

Më 27.03.2024, Policia publikoi emrat dhe fotografitë e dy të dyshuarve, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco