Policia i merr në 'mbrojtje' Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

Policia i merr në 'mbrojtje' Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun

18:40, 06/11/2023

Policia e Kosovës nga sot ka ofruar mbrojtje të afërt për liderët politikë në Kosovë. Arsyeja nuk dihet ende zyrtarisht. Të paktën deri tani nën mbrojtje të afërt janë vënë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Nga sot një patrulle e mbrojtjes së afërt nga Policia e Kosovës është vënë tek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka marrë vesh Reporteri.net me burime brenda autoriteteve të sigurisë së Kosovës.

Pos kryetarit të LDK-së, një burim brenda autoriteteve të sigurisë ka konfirmuar për gazetën se njëjtë, mbrojtje e afërt, qysh dje i është vënë nga Policia e Kosovës edhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Nuk dihen ende arsyet pse ka vendosur policia këtë rregull të ri të mbrojtjes, derisa gazeta ka siguruar fotografi të veturës policore e vënë sot gjatë gjithë ditës pranë zyrave të LDK-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco