Kurti takon Chulick: Serbia po bën spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë

Kurti takon Chulick: Serbia po bën spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Luginë

10:18, 21/05/2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim me zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick theksoi përkushtimin e lartë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit.

Kurti e njohu mysafiren me politikat dhe masat mbështetëse të qeverisë për komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara. Kryeministri po ashtu i ka shpjeguar se masat e punësimit të qeverisë, duke përfshirë ato për gratë dhe të rinjtë, kanë kontribuar në një rritje të punësimit prej 20% në tre vjet qeverisje.

“Kurti tha se demokracia dhe zhvillimi shkojnë krah për krah dhe në këtë drejtim theksoi rezultatet e qeverisë gjatë tre vjetëve të fundit në fushën e sundimit të ligjit, siç është konfirmuar nga Indeksi i Sundimit të Ligjit të organizatës ndërkombëtare ‘World Justice Project’, i cili në 2022 e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në të gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit, pastaj në luftimin e korrupsionit, siç dëshmohet nga përmirësimi për 21 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në progresin demokratik siç evidentohet nga Instituti V-Dem që na rëndit të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e demokracisë elektorale, si dhe përparimin në të drejtat civile dhe liritë politike, sipas Raportit të Freedom House të vitit 2023 që gjithashtu na renditë të parët në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Në këtë takim, Kurti i shprehu zëvendësndihmëssekretares shqetësimin e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco