Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, takime me liderët e Bashkimit Evropian

Kurti dhe Vuçiç sot në Bruksel, takime me liderët e Bashkimit Evropian

08:03, 26/10/2023

Bruksel  - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë ftuar në Bruksel sot për takime me liderët e Bashkimit Evropian.

Korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se dita e takimit do të determinojë jo vetëm fatin e dialogut, por edhe fatin e raporteve të njërit shtet, apo të tjetrit me këto shtete kyçe evropiane.

Ndryshe sipas qeverisë, agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kurtit, por ai është shprehur i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes.

“Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7.

Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk i janë bërë të ditura Kryeministrit Kurti, megjithatë ai shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes” ka bërë të qeveria”, kanë thënë për RTK.

Ditë më parë, pa dhënë hollësi, Bashkimi Evropian konfirmoi se ka bërë një propozim modern evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se pret nga palët që për të dhe për çështjet tjera të veprohet shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco