Kontrolle në veri për rastin e Banjskës

Kontrolle në veri për rastin e Banjskës

12:56, 11/10/2023

Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, e që lidhen me rastin e Banjskës, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

Bastisje po kryhen në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Aksioni lidhet me rastin e 24 shtatorit, kur nga një grup i uniformuar dhe armatosur serb u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues nga Policia, nga luftimet përreth Manastirit të Banjskës, u vranë tre sulmues, ndërsa shumica arriti të ikte.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, pronat e të cilit janë sekuestruar. Nuk është konfirmuar nëse lokacionet që po bastisen të mërkurën lidhen me emrin e Radoiçiqit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco