Osmani takohet me Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker

Osmani takohet me Baroneshën Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker

07:18, 16/09/2023

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje mori pjesë në drekën e punës me ish-përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Baroneshën Cathrine Ashton, dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.

Të pranishëm ishin edhe ambasadori i SHBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guérot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grøndahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.

Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco