'Ma nanë, mos um prek, se po kam dhimbje shumë...' -  Lufta e Leotrimit të vogël dhe frymëzimi i skulptorit

'Ma nanë, mos um prek, se po kam dhimbje shumë...' - Lufta e Leotrimit të vogël dhe frymëzimi i skulptorit

08:53, 07/06/2024

Inspiruar nga intervista e nënës të Leotrim Ahmetit me prof. Nusret Pllanën.

"Leotrimi më ka thirrë: - Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku.

Kur ja kam hjek teshat, ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët. Ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë "ma nanë, mos um prek, se po kam dhimbje shumë..."

Në Gradicë pas dhënies së ndihmës mjekësore, djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë.

Djalin 7- vjeçar e kemi varros në Gradice, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur..." thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenices, për ngjarjet e 11 shtatorit 1998.
 

Sabri Behramaj: Historinë duhet ta kthejmë edhe në vepra arti

Së fundi, në rrjetet sociale, është paraqitur skulptura e punuar nga skulptori Sabri Behramaj, ku paraqitet Leotrim Ahmeti, fëmijë 7-vjeç, i rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Në magazinën informative kulturore "@RTKulturë" në RTK4, artisti Behramaj foli për procesin e krijimit nga konceptimi i idesë deri në përfundimin e veprës.

Behramaj tregon se ideja për këtë skulpturë ka rrjedh nga intervista të realizuar nga Nysret Pllana me nënën e Leotrimit, dhe se ajo intervistë e ka prekur thellë se si ka ndodhur ngjarja dhe rrëfimi i nënës së tij dhe si skulptor, ka vendosur që t’ia bëjë një vepër për Leotrimin për t’iu treguar siç tha ai, brezave të ardhshëm për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë në Kosovë.

Shtatorja e Leotrimit do të vendoset në një shesh në komunën e Skenderajt që e ka ndarë komuna për Leotrimin, dhe me datën 8 qershor për nderë të ditës së çlirimit të Skenderajt do të inaugurohet shtatorja.

Ai tha se pas jehonës kaq të madhe nëpër rrjetet sociale që e ka marrë kjo skulpturë beson që është një mundësi e mirë për ta dërguar edhe përtej kufijve të Kosovës nëpër Evropë, për ta treguar historinë dhe si dëshmi për të treguar se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Nuk mjafton që historia të shkruhet vetëm në letra dhe të ngelet si e tillë, por duhet ti kthejmë në vepra arti, në filma dhe të gjitha format për t'i treguar botës se çfarë ka ndodhur vërtetë në Kosovë”, tha Behramaj.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco