Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka siguruar edhe një mandat tjetër në legjislativ, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Matoshi kandidoi në këto zgjedhje me numrin 43 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke hyrë kështu për herë të katërt në garën për deputete.
Sipas rezultateve aktuale, ku janë numëruar mbi 97 për qind e votave, Matoshi ka marrë mbi 23 mijë e 300 vota, duke u renditur e 31-ta në listën e kandidatëve më të votuar të subjektit të saj politik.
Ky rezultat i siguron asaj edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës, duke vazhduar angazhimin politik paralelisht me karrierën e saj artistike.
Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Matoshi ka shënuar një rënie të dukshme të mbështetjes elektorale. Në zgjedhjet e dhjetorit, ajo kishte marrë 38,348 vota, duke u renditur në vendin e 20-të ndër kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pavarësisht rënies së votave, Adriana Matoshi mbetet ndër figurat më të njohura publike në skenën politike kosovare, duke ruajtur një bazë të konsiderueshme elektorale edhe në këtë proces zgjedhor.
© SYRI.net