Ish-ministri i Jashtëm gjerman: Jemi kundër një Republika Sërpska në Kosovë

Ish-ministri i Jashtëm gjerman: Jemi kundër një Republika Sërpska në Kosovë

10:54, 12/09/2023

Ish ministri gjerman për Europën Michael Roth, aktualisht kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag tha se është kundër Republika Sërpska 2 në Kosovë, duke theksuar se një strukturë federale që nuk e prish karakterin unitar mund të jetë opsion.

Në një bisedë me gazetarë kosovarë pas takimeve me krerë të institucioneve ai tha se Asociacionin i Komunave të Kosovës duhet të implementohet por pa kërcënuar unitetin e Kosovës.

“Është shumë e vështirë që të spekulohet për iniciativat e reja dhe për konceptet e reja, idetë e reja. Ishte mesazh imi për qeverinë që të mbetet e përkushtuar ndaj dokumenteve që janë në tavolinë, që ëshë implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, që është kyç. Iniciativa franko- gjermane mund të jetë ndihmuese. Përsëri çështja më delikate është implementimi i Asociacionit. Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër Republika Sërpska këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë që 10 vjet. Dhe mendoj se nuk dua t’i lë në hije bisedimet e nivelit të lartë me spekulime. Dhe të dyja palët e dinë se sa me rëndësi është që të ecet para që të pajtohen për rezultate pozitive”, ka theksuar Roth.

Duke e komentuar deklaratën e Presidentit të Francës  Emannuel Macron i cili heqjen e  vizave e lidhi me procesin e dialogut, Ruth ka thënë se tani është koha që udhëtimi i kosovarëve pa viza  të ndodhë.

“Jam i bindur se tani është koha për liberalizimn e vizave për njerëzit këtu në Kosovë. pezullimi nuk është ide e mençur dhe e mirë. E di që shumë njerëz këtu në Kosovë janë të zhgënjyer dhe kanë humbur durimin sepse BE jo gjithmonë ka luajtur një rol të drejtë kur është fjala për Kosovën. Vetëm sa për ta ilustruar me një shembull, liberalizimi i vizave. Ka qenë shumë e padrejtë dhe shpreh keqardhje për këtë, që njerëzit në këtë vend është dashur të presin kaq gjatë për liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kushtet dhe kriteret shumë vitë më parë. Dhe kjo është arsyeja që shumë njerëz në këtë vend nuk i besojnë BE’së, nuk na besojnë ne”, ka thënë Roth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco