Para takimit në Bruksel, Kurti diskuton me Të Dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar

Para takimit në Bruksel, Kurti diskuton me Të Dërguarin e SHBA, Gabriel Escobar

08:13, 12/09/2023

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra e shtypit e Kurtit njoftoi se u bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco