‘Forumi i Bledit’/ Venhar Isufi: Të gjithë në panel në krah të Kurtit kur Brnabic tha se Kosova dhe Beogradi janë një shtet

15:33, 29/08/2023

Venhar Isufi analist, ishte i ftuar në ''Edicionin ora 13:00'' në Syri Tv ku tregoi më shumë për çfarë u diskutua në 'Forumin e Bledit'.

*Një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj, duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat promovohen përmes eventeve të ndryshme, diskutimeve, tryezave të rrumbullakëta, projekteve, analizave dhe publikimeve.

Isufi tregoi ndër të tjera, se si gjithë paneli përkrahi kryeministrin e Kosovës kur kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic u shpreh se Kosova dhe Beogradi janë një.

Sipas kënvështrimit tim ky ishte një diskutim shumë pozitiv nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ka diskutuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë sidomos me pjesën veriore të Kosovës dhe gjithashtu ka potencuar zhvillimin ekonomik dhe ndryshimet që po ndodhin në Kosovë.

Të konfirmuara këto edhe nga gazeta prestigjioze e Britanisë së Madhe ‘’The Economist’’ e cila ka shkruar se Kosova ka arritur të ketë një zhvillim ekonomik falë bizneseve të prodhimit në Kosovë që është një ndër vendet më kyçe nëse e marrim në krahasim me vendet e tjera ballkanike.

Gjithashtu në Forumin strategjik të Bledit u diskutua edhe për çështjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, ku Kurti ka lajmëruar se tashmë ka filluar të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bratislavë, ku deri më tani ka arritur ta ulë prezencën e Policisë së Kosovës për rreth 50 përqind, rreth ndërtesave të komunave veriore .

U bënë tashmë dy muaj që nuk kemi ndonjë incident, dhe të gjitha këto u folën në panelin ku ishin pjesëmarrës edhe kryeministrat dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e panelit ishte edhe Ana Brnabic ku vlen të theksohet se ajo tha me një deklaratë të saj se'Kosova dhe Beogradi janë një shtet' ku pas kësaj kërkoj fjalën dhe Albin  Kurti,  të cilit në fakt ju dhanë vetëm 10 sekonda për t’ju kundërpërgjigjur kryeministres së Serbisë dhe pas kësaj deklarate u pa që mori një mbështetje nga audienca në sallë.

Gjithashtu, pamë që Brnabic pati një ndryshim të madh në mimikën e saj, kur pa që Kurti mori një përkrahje të madhe nga audienca aty. 

Në Forumin strategjik të Bledit, është folur gjithashtu për çështjen e sigurisë dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së i cili pritet të ndodhë në vitin 2030 siç e ka thënë edhe presidenti i Këshillit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco