Kosovë, mbi 40 raste me COVID, kryesisht në Prishtinë dhe Kamenicë

Kosovë, mbi 40 raste me COVID, kryesisht në Prishtinë dhe Kamenicë

12:09, 24/08/2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot për situatën epidemiologjike në vend në dy javët e fundit lidhur me COVID-19

Në dy javët e fundit (9 gusht 2023 – 22 gusht 2023) janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës.

Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco