Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë në Kosovë, dyshohet se një pacient ka humbur jetën

Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë në Kosovë, dyshohet se një pacient ka humbur jetën

08:10, 24/08/2023

Prishtinë - Një pacient dyshohet se ka mbetur i vdekur nga zjarri që shpërtheu gjatë natës në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK.

Gazeta Shneta ka raportuar se edhe tre punëtorë shëndetësorë janë asfiksuar por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kësaj gazete thuhet se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dal nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco