Nderim për familjet kosovare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit Joseph John DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Nderim për familjet kosovare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit

07:27, 23/08/2023

Sot në Parkun e Qytetit në Prishtinë, do të bëhet përurimi i Murit të Nderit, memoriali i parë në Kosovë që nderon familjet shqiptare që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Në këtë ngjarje do jenë prezentë dhe do flasin, ish-Kongresisti amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi bashkë me delegacionin nga SHBA-të dhe Izraeli!, raporton RTKlive.

Po ashtu edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama do të marrë pjesë në inaugurimin e "Murit të Nderit" i cili do të bëhet në Parkun e Qytetit në lagjen "Dodona"  nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë - Izrael, në shenjë mirënjohjeje për sakrificën unike që bënë shqiptarët e Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokausti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco