Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

Dhuna në Kuvendin e Kosovës, Kurti: Nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

16:31, 15/07/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi fizik që ndodhi të enjten në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, atyre të pozitës dhe ministrave, ka qenë i përgatitur më parë.

Në një deklarim për media, ai ka thënë se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar, ndërsa shtoi se sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve.

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime.

Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”, u shpreh Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco